TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 21:56

"Nesër sërish tensione në Kuvend", Korreshi: Mazhoranca injoron opozitën, Ramës i duket sikur na kanë punësuar

Shkruar nga Pamfleti

"Nesër sërish tensione në Kuvend", Korreshi: Mazhoranca

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një ka folur për tensionet e fundit në Kuvend dhe mosbindjen civile të opozitës.

Ai u shpreh se nesër në parlament pritet të vazhdojë e njëjta gjë dhe se opozita është imponuar në këto lloj sjelljeje nga mënyra si mazhoranca po e trajton opozitën.

"Nesër pritet të vazhdojë e njëjta gjë duke parë dhe kursi i mazhorancës që kërkon gjithnjë e më tepër ta injorojë opozitën.

Duke parë se atyre u duket sikur neve na kanë punësuar dhe nuk po i bindemi punëdhënësit, ndërkohë që harrojnë se neve na kanë votuar 650 mijë shqiptarë të tjerë që nuk e deshën këtë mazhorancë.

Pra me një fjalë ata janë të vendosur të mos ja njohin të drejtat kushtetuese.

Edhe ne nga ana tjetër po imponohemi me këtë lloj sjelljeje, e jona është pasojë e asaj që ata po mundohen të krijojnë dhe ta trajtojnë opozitën.

Ne kemi qenë të papërjashtuar dhe herën e fundit na ra dërrasa në kokë. Garda ka kontrolluar gratë në trup. Situatë absurde që polecat burra kontrollojnë gratë’’, tha Korreshi për “Ora News”.

korreshi kuvend opozita

Lini një Përgjigje