TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 21:35

Beleri dhe vetoja greke për integrimin, Rama nuk e "vë ujin në zjarr": Gjëra që ndodhin, ne do vazhdojmë punën!

Shkruar nga Pamfleti

Beleri dhe vetoja greke për integrimin, Rama nuk e "vë ujin

Kryeministri Edi Rama duke folur për çështjen e kërcënimeve greke se do të vendosë veto ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit për çështjen e Fredi Belerit, tha se pavarësisht këtyre kërcënimeve puna do të vijojë.

Në një intervistë për emisionin në ‘Debat’ në A2 CNN, Rama tha se Shqipëria nuk do të humbasë asnjë minutë drejt integrimit sepse mazhoranca ka zgjedhur të punojë dhe këtë gjë e tregoi dhe progres raporti i fundit. 

Greqia nuk ka të drejtë për çështjen Beleri. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë de facto, siç nuk kemi humbur dhe kur na refuzuan hapjen e negociatave. Ne kemi vijuar me punën dhe nëse kemi një progres raport ndër më të mirët, kemi një progres në të gjitha ato çështje, kjo vjen vetëm sepse ne vijojmë punën. Në këtë proces të negociatave, vër njëri veton për arsye të brendshme është një çështje që ndodh shpesh në BE. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë. Ajo që ka ndodhur është se ne kemi pasur një proces screening që ka krijuar shumë respekt te të gjithë. E kemi realizuar me shpejtësi dhe saktësi pasi nuk e kemi humbur kohën”, tha Rama.

rama beleri

Lini një Përgjigje