TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 21:04

Rama i vendosur kundër komisioneve hetimore: Nuk kam asnjë kërkesë në tryezë nga ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Rama i vendosur kundër komisioneve hetimore: Nuk kam asnjë

Kryeministri Edi Rama vijon t’i mbyllë opozitës derën për komisionet hetimore. Ai ishte sot në një emision, ku u shpreh se atij nuk i ka mbërritur asnjë shqetësim në zyrë nga ndërkombëtarët, duke bërë të qartë se kërkesat e opozitës nuk përmbushin parimet kushtetuese.

Nuk më ka ardhur asnjë shqetësim nga ndërkombëtarët. Progres raporti e konstaton si fakt, por nuk thotë që duhen ngritur apo jo. Komisionet janë një instrument i opozitës, por në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Nuk po i mohojmë të drejtën kushtetuese askujt. Ky është një refuzim me abuzimin me të drejtën”, tha Rama në “A2 CNN”.

Rama tha se është një listë kriteresh që duhet plotësuar për lejimin e ngritjes së tyre. Ai vijon të kapet te vendimi i Kushtetueses. 

Kjo nuk është çështje impresionesh të para por kornize kushtetuese dhe ligjore sepse sigurisht Kushtetua i jep të drejtën një grupi deputetësh, të cilët kanë një numër të kufizuar brenda parlamentit, pra edhe opozitës që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Por ngritja e tij nuk është një veprim automatik por një vendim që merret mbi bazën e kritereve kushtetuese dhe ligjore. Sa kohë nuk plotësohen këto kritere këto komisione nuk do të ngrihen”, shtoi ai. 

 

Lini një Përgjigje