TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 22:52

Rama gjen zgjidhjen për ata që i hanë “dardha” pas shpine: Prokurimet Publike do jepen nga Inteligjenca Artificiale

Shkruar nga Pamfleti

Rama gjen zgjidhjen për ata që i hanë “dardha” pas

Kryeministri Edi Rama zbuloi se mazhoranca po përgatit disa ndryshime në ligjin për prokurimet publike, duke përfshirë aty agjenci ndërkombëtare, madje dhe Inteligjencën Artificiale.

Në një intervistë për emisionin A2 CNN, Rama tha se aktualisht çdo institucion në Shqipëri bën prokurime publike, por anëtarët e këtyre komisioneve duhet të jenë ekspertë. Ai shtoi se shumë anëtarë të komisioneve të prokurimeve janë goditur nga drejtësia, për shkak të padijes dhe për këtë arsye ligji duhet reformuar.

Do të çojmë në parlament ndryshime në ligjin për prokurimet publike. Po ngremë një sistem të ri për prokurimet. Çdo institucion në Shqipëri bën tenderë dhe kjo kërkon ekspertë. Një pjesë e anëtarëve që përfundojnë si dëme kolaterale nga drejtësia, janë si pasojë e padijes dhe jo se janë të përfshirë në korrupsion. Ne kemi futur aty agjenci ndërkombëtare për prokurime. Kam besim që të fusim aty inteligjencën artificiale dhe të mos ketë njerëz fare. Është një punë që po bëhet me Microsoft”, tha Rama.

rama #inteligjence artificiale

Lini një Përgjigje