TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 09:25

Buxheti 2024/ Fillon kaosi në Kuvend, deputetët e Berishës përplasen me Gardën

Shkruar nga Pamfleti
Buxheti 2024/ Fillon kaosi në Kuvend, deputetët e Berishës
Përplasja e deputetëve me Gardën në Kuvend

Deputetët që mbështesin Sali Berishën kanë nisur kaosin në Kuvend.

Ata janë përplasur me Gardën për karriget, pasi punonjësit e Gardës nuk i kanë lejuar që t’i grumbullojnë tek Foltorja.

Bjerini karriget. Ik ore komunist muti. Lëshoji karriget”, thonë ata.

Ndërkohë Asllan Dogjani ka debatuar ashpër me një punonjës të Gardës, ku i shprehet që të lëshojë karrigen dhe mos ta prekë.

Na kanë marrë karriget me urdhër të Ramës”, dëgjohen deputetët e opozitës.

Lëshoni karriget se do të ulemi”, shton një tjetër.

Ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet, teksa deputetët dëgjohen duke thënë: “More qelbësira”, “T’i q*i nënën”.


Deputetët u janë nënshtruar kontrolleve të rrepta në hyre të sallës së Parlamentit. Në pamjet e transmetuara nga deputetët e opozitës, shihet momenti kur deputetët heqin xhaketat për të kaluar nëpërmjet një pajisje skanimi.

Këtij kontrolli i janë nënshtruar edhe deputetët e Partisë Socialiste.

“Kujdesuni nga Elisa sa ka futur shashka”, dëgjohet të thotë një prej deputetëve të opozitës, ndërsa kjo e fundit përgjigjet me të qeshur “ka edhe më keq”.

Buxheti 2024/ Fillon kaosi në Kuvend, deputetët e Berishës

Kujtojmë që në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

kuvend kaos

Lini një Përgjigje