TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 10:01

Kaosi në Kuvend, Rama pritet me tymuese

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend, Rama pritet me tymuese
Nis seanca mes kaosit

Edhe kësaj radhe seanca nisi mes tymit, pasi disa deputetë të PD kanë ndezur tymuese, sapo kryeministri Edi Rama ka hyrë në sallë. 

Ka nisur mes kaosit seanca plenare e ditës së sotme, ku pritet të miratohet Buxheti 2024. Edhe kësaj radhe seanca nisi mes tymit, pasi disa deputetë të PD kanë ndezur tymuese, sapo kryeministri Edi Rama ka hyrë në sallë. 

Po ashtu deputetët e kanë pritur me brohoritma kryeministrin. Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai. Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo.

Në rend dite është miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Deputetët e Berishës janë përplasur me Gardën për karriget, pasi punonjësit nuk i kanë lejuar që të mbledhin karriget në Foltore, madje madje edhe duke ofenduar Gardën.

Në mungesë të kolegeve të tij, si Flamur Noka, Gazment Bardhi e Sali Berisha që janë të përjashtuar, këtë seancë protagonist u shfaq sërish Ervin Salinaji.

 

kaosi ne kuvend rama buxheti

Lini një Përgjigje