TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 11:23

Bujar Leskaj thyen urdhrin e Berishës dhe flet për kontratën 6 mln dollarë për lobim!

Shkruar nga Pamfleti

Bujar Leskaj thyen urdhrin e Berishës dhe flet për kontratën 6

Bujar Leskaj ka thyer urdhrin e Sali Berishës për të mos komentuar kontratën e lobimit në SHBA, duke publikuar një shkrim të gjatë në rrjetet sociale në mes të natës, ku shprehet pro kontratës dhe akuzon qeverinë.

Leskaj shkruan mes të tjerash se “fondacioni shqiptaro-amerikan “Ta Bëjmë Shqipërinë Madhështore Sërisht”, drejtuar nga Nuredin Seci, me bazë në Nju Jork, firmosi një kontratë shërbimi me kompaninë lobuese amerikane Continental Strategy, për të mbështetur Partinë Demokratike në strategjinë e saj të afrimit me administratën Trump II dhe për të forcuar lidhjet institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shpjegon motivet politike dhe madje “patriotike” të kontratës, teksa nuk jep detaje se si janë siguruar këto para.

Përmes kontratës me Continental Strategy, Partia Demokratike garanton ndërtimin e marrëdhënieve të forta me vendimmarrësit kryesorë në qeverinë dhe Kongresin amerikan. Kjo nismë synon të promovojë demokracinë, të forcojë shtetin e së drejtës dhe të mbështesë nisma kundër korrupsionit në Shqipëri (të prodhuara me shumicë nga sekti Rama në kéto 12-vite),duke e vendosur vendin tonë në rrugën e pakthyeshme drejt standardeve perëndimore”, shkruan Leskaj.

Madje ai shton edhe se “në zbatimin e kësaj kontrate janë përfshirë figura me peshë nga administrata Trump, si Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez”.

Por për Leskajn ky është një angazhim dhe se tregon faktin e izolimit të Ramës nga partnerët strategjikë.

“Ky angazhim i nivelit të lartë garanton që kauza demokratike shqiptare të përfaqësohet me seriozitet dhe profesionalizëm pranë institucioneve më të rëndësishme në Uashington. Në të njëjtën kohë, kontrata thekson izolimin e Edi Ramës nga partnerët strategjikë amerikanë, duke shënuar një ndryshim të qartë në qasjen e Uashingtonit ndaj realitetit politik në Shqipëri. Administrata e Presidentit Trump mbështet tashmë qartazi alternativën demokratike që përfaqëson Partia Demokratike. Rama është kukulla e Sorosit”, shkruan Leskaj.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

???????????????????????????????? ???? ???????? ???????? ????????????????: ???????????? ???????????????????????? ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????.

Më 30 mars 2025, një zhvillim i rëndësishëm ndodhi në marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Fondacioni shqiptaro-amerikan “Ta Bëjmë Shqipërinë Madhështore Sërisht”, drejtuar nga patrioti demokrat z.Nuredin Seci ,me bazë në Nju Jork, firmosi një kontratë shërbimi me kompaninë lobuese amerikane Continental Strategy, për të mbështetur Partinë Demokratike në strategjinë e saj të afrimit me administratën Trump II dhe për të forcuar lidhjet institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo kontratë, e regjistruar zyrtarisht në përputhje me Aktin Amerikan të Rregjistrimit të Veprimtarëve të Huaj (FARA), përfaqëson një njohje të qartë politike dhe juridike të Partisë Demokratike në skenën ndërkombëtare. Për më tepër, ajo shënon fundin e narrativës së rreme të izolimit të Partisë Demokratike dhe zhbën propagandën politike të ngritur prej vitesh nga kundërshtarët e saj. Një falenderim të vecanté është për punén , përkushtimin,

finalizimin e kësaj kontrate nga z.Flamur

Noka,Sekretar i Përgjithshëm i PD.

???????????? ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????????? ???????????? ???????? ???????????????????????????? ???????????????????????????????????????????????????? ???????? ????????????????????????????????????????

Përmes kontratës me Continental Strategy, Partia Demokratike garanton ndërtimin e marrëdhënieve të forta me vendimmarrësit kryesorë në qeverinë dhe Kongresin amerikan. Kjo nismë synon të promovojë demokracinë, të forcojë shtetin e së drejtës dhe të mbështesë nisma kundër korrupsionit në Shqipëri (té prodhuara me shumicë nga sekti Rama në kéto 12-vite )duke e vendosur vendin tonë në rrugën e pakthyeshme drejt standardeve perëndimore.

Në këtë proces, një rol të jashtëzakonshëm luan komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili ka treguar gatishmëri për të mbështetur Partinë Demokratike, si në aktivitetin politik, ashtu edhe në atë financiar. Kjo kontratë është një dëshmi konkrete e fuqisë mobilizuese të diasporës sonë në mbrojtje të vlerave demokratike.

Historikisht diaspora ne SHBA , pérmes VATRËS së Nolit, Konicës ,etj ka mbështetur Shqipërinë në kohërat e vështira.

???????????????????????????????????????????? ???????? ???????????????????????? ???????????????? ???????? ???????????????????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????

Në zbatimin e kësaj kontrate janë përfshirë figura me peshë nga administrata Trump, si Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez. Ky angazhim i nivelit të lartë garanton që kauza demokratike shqiptare të përfaqësohet me seriozitet dhe profesionalizëm pranë institucioneve më të rëndësishme në Uashington.

???????????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????? ???????????????????????????? ????????????????????????????????????????????

Kontrata riafirmon orientimin historik të Partisë Demokratike dhe liderit të saj Prof.Dr.Sali Berisha drejt një marrëdhënieje të qëndrueshme strategjikisht me SHBA-të, një parim kyç që ka udhëhequr këtë forcë politike që nga themelimi i saj , në vitin 1990.

Ftesa e Prof. Dr. Sali Berishës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane 2025 në Valencia është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.

???????????? ???????????????????????? ???? ???????? ???????????? ???????????????????????????????? ????????????????????????????

Në të njëjtën kohë, kontrata thekson izolimin e Edi Ramës nga partnerët strategjikë amerikanë, duke shënuar një ndryshim të qartë në qasjen e Uashingtonit ndaj realitetit politik në Shqipëri. Administrata e Presidentit Trump mbështet tashmë qartazi alternativën demokratike që përfaqëson Partia Demokratike. Rama éshtë kukulla e Sorosit.

????????????????????????????????????: ???????????? ???????????????????????????????? ???????????? ???????? ????????????????????????????

Kontrata me Continental Strategy është më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, demokratike dhe perëndimore.

Falë kësaj kontrate dhe mbështetjes së diasporës shqiptaro-amerikane, Partia Demokratike hyn në një fazë të re force dhe legjitimiteti në betejën e saj për të rikthyer demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Fitore PD-ASHM, fitore 1 në zgjedhjet e 11 majit !

Lini një Përgjigje