
Kryeministri Edi Rama në rubrikë "Sy m'sy" ka komentuar patronazhistët teksa u shpreh se janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta.
Rama theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”.
“Patronazhistët e dinë më mirë se sa mua si vete kjo punë, por si njihni ju. I nënvlerësoni shumë, ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë.
Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Edi Rama.
Lini një Përgjigje