TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 09:47

“Këneta sillej sikur hynte e dilte për farë kosi në SHBA”, Rama: Duhet të më merrte Vuçiçi që takoja çunin e Trumpit?

Shkruar nga Pamfleti
“Këneta sillej sikur hynte e dilte për farë kosi në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj zërave që pretendojnë për një takim të mundshëm me djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Beograd, duke i quajtur këto spekulime si “thashetheme absurde”.

Në një deklaratë publike, Rama sqaroi se nuk ka marrë pjesë në funeralin e Papës për arsye personale dhe mohoi kategorikisht çdo skenar që lidhet me një ndërmjetësim të mundshëm nga Vuçiç për të takuar djalin e Trump. 

"Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje. Godasin dhe krijojnë një thashetheme absurd total. Unë nuk vajta as te funerali i Papës se prisja nga vllau jem në Beograd, se më shkrijnë edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me Vuçiç, më shkrijnë fare me këto teori. Pra unë nuk vajta te funerali se prisja Vuçiç që të merrte në Beograd dhe të takoja si rastësisht djalin e Trump dhe këtë do ta bënte Grennell, që është person i respektuar me të cilin kam njohje dhe miqësi krejt normale por që kurrë as s’do tia kërkoja një gjë të tillë. Pse duhet të shkojë në Beograd apo ku të doni që të takoj çunin e presidentit, apo kështu funksionon te këneta me çunin e babit, që babi çfarë. U detyruan ata edhe ambasadori, edhe çuni që të përgënjeshtrojnë kënetën që deri dje bënte sikur hynte e dilte për salcë kosi te shtëpia e Trump. Na sollën edhe Laten, 6 mln dollarë Latifi mund të shkojë nuk e di se ku. Përse? Për të marrë 6 milionë dollarë kot lëviz Tifja ku të duash ti. Çfarë lidhje ka kjo me Amerikën dhe politikën amerikane. Ne nuk japim para për inceneratorët. Ne japim që të vazhdojë të mbahet pastër Tirana”, tha Rama.

Lini një Përgjigje