TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 22:46

Sondazhi për Durrësin/ Ndarja e mandateve, Lapaj e Shehaj i ‘rrëmbejnë’ deputetë PD e PS

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi për Durrësin/ Ndarja e mandateve, Lapaj e Shehaj i

Sondazhi i Antonio Notos i publikuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Log.” në Neës24 ka treguar se si është projeksioni i votave në Qarkun e Durrësit dhe si ndahen mandatet e deputetëve për Parlamentin e ri.

Në Qarkun e Durrësit, Partia Socialistë duket se mund të arrij në një rezultat që i afrohet 45%, e cila mund të gjenerojë nga 6 deri në 7 mandate deputetësh.

Ndërkohë që Partia Demokratikë në këtë qark, vlerësohet të arrijë në rreth 38%. Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 5 deri në 6 mandate deputetësh.

Por në Qarkun e Durrësit janë në ‘lojë’ dhe dy mandate të cilat pretendohen nga partia Mundësia e Agron Shehajt dhe Nisma-Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani e Pano Soko.

Partia e Agron Shehajt në këto zgjedhje në Qarkun e Durrësit mund të arrijë në rreth 7.5% të votave, kurse Nisma Shqipëria Bëhet në 5 %.

Të dy forcat politike pretendojnë në Durrës të fitojnë nga 1 mandat deputeti në rastin më të mirë.

Mundësia sipas sondazhit projektohet të arrij në 8.5% të votave në maksimale, kurse Adriatik Lapaj deri në 6%.

Sondazhi për Durrësin/ Ndarja e mandateve, Lapaj e Shehaj i

Lini një Përgjigje