TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 22:36

Lobimet e PD, Basha: Unë u sulmova se kërkova të mos krijonim kurs përplasje me SHBA, këta harxhojnë tani 6 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Lobimet e PD, Basha: Unë u sulmova se kërkova të mos krijonim

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë ka folur mbi lobimin e Berishës. Ai shprehet se PD ka rënë brenda me këmbët e veta, pasi ishte Berisha që e futi në kurs përplasje me SHBA dhe tani kërkon të rivendosë raportet me Uashingtonin.

Basha: Qëllimi i shkruar është që PD-ja të ketë mbështetjen e SHBA-ve. Por më fal po për 3 vite për çfarë u sulmova dhe u denigrova unë dhe mbështetësit e mi?! Sepse ne thamë se nuk mund të jemi në kurs përplasjeje me SHBA-të. Unë e bëra me parime dhe me rrjetin e njohjeve diplomatike, ndërsa këta po e bëjnë me një shumë të madh si 6 milionë dollarë. Ky është halli i shqiptarëve dhe demokratëve? Në fakt është korrupsion dhe largimi i kësaj drejtësie, dhe vënia e tyre para drejtësive. Ne jemi euroatlantike sepse mbështesim drejtësinë se në Evropë nuk e shohin drejtësinë si një shtojcë të pushtetit. Ne e mbështesim SPAK-un pa asnjë rezervë.

Lini një Përgjigje