Bëhet fjalë për vlera të rëndësishme që bien totalisht ndesh me rreshtimin gjeopolitik të Shqipërisë në komunitetin Perëndimor euro-atlantik...
Sali Berisha, kur u prish me amerikanët në vitin 1997, me anë të Bashkim Gazidedes, tentoi të vinte në jetë operacionin e aktivizimit të islamit politik në Shqipëri.
Kishte vite që e kishte ushqyer, duke futur në Shqipëri një numër të madh aktorësh të dyshimtë nga Lindja e Mesme që sillnin para dhe krijonin logjistikën e depërtimit të organizatave të tyre në Europë, nëpërmjet Ballkanit.
Këto degëzime vinin nga celulat e degët e ngritura në Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e Maqedoninë e Veriut, me lejen e Jugosllavisë së atëhershme, por edhe “organizata të reja” që u konsideruan të rrezikshme. Si Alharamei famëkeq, që nuk ishte gjë tjetër veçse një krah logjistik i Al Qaeda-s.
Amerikanët e monitoruan në mënyrë precise gjithë këtë operacion, sa kudo në këto celula kishin njerëzit e tyre. Kur Bashkim Gazidede u largua nga kreu i SHIK-ut, thuajse të gjitha këto celula u shkërmoqën. Madje u goditën edhe celula të tjera fanatikësh, të cilat nuk se konsideroheshin të rrezikshme nga CIA dhe shërbimet turke e egjiptiane, por mund të ktheheshin në një rrezik permanent tek ne.
Kjo vinte pasi në Tiranë, si pasojë e hyrjes së organizatave të ndryshme nga Lindja e Mesme, të cilët kanë akses në komunitetin musliman dhe xhamitë e kryeqytetit, edhe xhemati ishte i ndarë sipas kësaj influence.
Në Shqipëri, megjithatë, nga tërë ky kompleks influencash, më të rëndësishme janë ato turke e të Katarit. Pasi qeveritë e këtyre dy vendeve, çdo vit sjellin një sasi të mëdha parash që i shpenzojnë tek ne.
Turqia i shpenzon nëpërmjet shoqatave “humanitare” por edhe botimeve luksoze. Botime që nuk se kanë një masivitet në audiencë, por që bëjnë diferencën në numrin e madh të titujve dhe luksit të botimeve. Janë libra që publikohen për çështjen islame, arabe, apo palestineze, në syrin ekskluziv të propagandistëve të mbështetur nga Erdogan.
Ky lob, që lidhet me dy shtylla; një shoqatë “humanitare” që bën synetllëqe publike e ndan ndihma e qarkullon miliona euro dhe një shtëpi botuese që qendrën e ka në Shkup. Ata botojnë edhe revista të ashtuquajtura gjeopolitike, ku shkruajnë “analistët” që mbushin televizionet çdo natë si mbështetës të çështjes palestineze por edhe asaj arabe.
Synimi është i qartë, që Islami politik të kthehet në një shtyllë të rëndësishme të strukturës administrative të Shqipërisë. Deri tani, kjo linjë ka synuar të ketë njerëzit e vet në PS dhe PD, ku ka atashuar divanët e xhamive kryesore të Tiranës, por duket se kohët e fundit po aktivizohet Plani B.
Deri tani, si Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha apo edhe Ilir Meta, kanë atashuar njerëz nga këta struktura. Që i kanë pasur këshilltarë, sponsorë, madje edhe zyrtarë të lartë. Por me këto struktura, këta individë nuk kanë arritur të depërtojnë aq sa duhet. Ndaj tani po aktivizojnë hyrjen në terrenin bosh që ndodhet në fushën e opozitës shqiptare.
E kjo strategji nuk është aspak një metodë pragmatiste që të mbështesin një projekt politik. Ata duan të ngrenë projektin e tyre që dijnë dhe duan ta bëjnë. E ky në thelb është një projekt anti-Perëndimor, është një projekt i hapur filo-islamist, ku qasjet i ka të qarta në kancelaritë e interesat e Ankarasë dhe Dohas.
Ditët e fundit po shohim qartë një valë të frikshme që thuajse është bërë palë me Hamasin e tmerrshëm, e po përhapin mbështetje e promovojnë një frymë antisemite, anti-Izrael.
Pra bëhet fjalë për vlera të rëndësishme që bien totalisht ndesh me rreshtimin gjeopolitik të Shqipërisë në komunitetin Perëndimor euro-atlantik.
Propaganda frenetike anti-Izrael nuk është aspak rastësi apo spontanitet, ajo injektohet me shiringa promocioni të gatshme, ku të gjithë që flasin thonë ato që u serviret.
E shumë shpejt pritet që kjo frymë e importuar të kërkojë shtratin e saj tek militantët radikalë, duke i “frymëzuar” me teoritë kundërshtuese ndaj Perëndimit. Për të krijuar një frymë. Më pas do të dalë një grup apo elementë që do të atashojnë një parti “civile dhe sociale” që të përfaqësojë muslimanët. E ku do të lëvizin me “elegancë”, duke bërë të ditur se edhe mund të ecin brenda kuadrit atlantik. E këtu do të shtojnë argumentet se kështu bën edhe Turqia e Erdoganit, e cila megjithatë, herë pas here del edhe kundër Perëndimit e SHBA-së.
Siç mësohet, është krijuar edhe një grup drejtues, madje edhe qeveri hije, e cila lëviz nga zyra qëndrore e Shkupit, që i merr urdhrat në Ankara. Gjithçka mësohet se do të dalë në kulmin e arrestimeve të “Peshqve të Mëdhenj”. Kjo lëvizje do të jetë antagonistja e Perëndimit dhe e SPAK, e do të dalë me tezat sovraniste se gjithçka bëhet me qëllim, gjithçka bëhet me urdhër nga “hebrenjtë”, siç thuhet rëndom nga mbështetësit e Sali Berishës, Ilir Metës dhe fanatikëve të tyre.
Por në këtë rast, Berisha e Meta, nuk do të kenë kontroll më në partinë e re, maksimumi ndonjë influencë e indulgjencë. Plani është aq perfid, sa kanë gjetur edhe udhëheqësit; njëri nga Gjirokastra e tjetri nga Shkodra. Dy përfaqësues të familjeve të mira, madje njëri gjysëm katolike, e me këtë do të luajnë fuqishëm që të marrin sa më shumë konsensus në pjesën gri. Por bërthama e gjithë kësaj lëvizje miliardash është antiamerikane që në qasje. E synimin e ka neotoman e dumbabist, pavarësisht se të lyer me ‘lajle e lule’. Sondazhet e zhvilluara nga kompani serioze, po i japin gjithnjë e më shumë fuqi politike./Pamfleti
Lini një Përgjigje