TAGS-AT E JAVËS

Editorial31 Tetor 2023, 09:59

10 prokurorë të SPAK-ut në Amerikë dhe nëntori i fundit për nëntë sheikët e urryer

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

10 prokurorë të SPAK-ut në Amerikë dhe nëntori i fundit
Aida Hajnaj dhe Altin Dumani /

Tetori iku me Saliun në gji. E mbylli në Ferrin e historisë, ndezi dritat për rrugën e nëntorit, që premton të jetë i fundit edhe për Edi Ramën...

Ky nëntor ka oreks të hajë disa kokë sheikësh.

Raportimi në Amerikë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani, drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj dhe tetë hetues e prokurorë, do të afrojë fundin e tranzicionit 30 vjeçar.

 Për gjithë mafiozët, pritet kohë gjithnjë e më e keqe.

Ata që nuk e shtyjnë dot kohën për të shkuar përpara drejtësisë, Ilir Meta, Olta Xhaçka dhe Ilir Beqja, janë sinjalet për shpërthimin e Cunamit që do të përpijë 4 Klanet Mafioze dhe 20 familjet kriminale. 

Në realitet do të ndryshojë jetesa e luksit dhe luksi i pushtetit, për të mos çuar në qeli maskat e grisura të monarkëve që mbajnë kurora, si bosët e Ballkanit.

Edhe kurora në kokën e Bablokut është e baltosur.

Shiu i vjeshtës, bëri vrima-vrima çadrën e Sali Berishës, para se prokurorët tanë të raportojnë para Departamentit të Drejtësisë, FBI-së dhe DEA-s në Uashington.

Çadra e Saliut, Babloku që nuk është më shumë se një kufomë, nuk gjen ujë të lajë as veten, jo më të mbrojë Ilir Metën, Olta Xhaçkën, Ilir Beqjan, Fatmir Mediun, Arben Imamin, Erion Veliajn, Shkëlzen Berishën, Frida Krifcën dhe vëlla Olsin, pra edhe tetë të tjerët që duhet t’u prijnë pritshmërive, në rresht pas doktorit.

Këta nëntë sheikë, i ka marrë Dreqi afër, atë ditë që Charles McGonigal u largua në një ishull të izoluar në Shtëpinë e Bardhë, për të nxirë me tym të zi, edhe Qiellin e kaltër të FBI-së.

Shpërqendrimi prej shpërdorimit të pushtetit, ka “shtrembëruar” pak edhe binarët e SPAK-ut, sa publiku përpiqet t’i mbajë me shpatullat e veta përmes frymës që  jep, “vazhdo Altin, mos e prish radhën”!

Në radhë të burgut këta shtyjnë fort.

Edhe vjedhin ashpër, edhe rrëshqasin lehtë-lehtë.

Olta Xhaçka për shembull, njëlloj si Saliu, rreket të rrëshqasë nëpër dosjet e SPAK-ut, se sekuestrimi i 5512 m2 truall Artan Gaçit, është thjeshtë një vogëlsi, që nuk ja ç’burrëron burrin.

Po ky nëntor ka ç’burrëruar jo vetëm burrin e ish ministres.

Saliu, si burrë shteti, i ka strehuar pasuritë sa tek vajza e deri tek nusja e djalit; Ilir Meta po ashtu, sa tek Monika tek shoqet e saj; vetë Babloku sa në Parajsat Fiskale e deri në AbiBank; Shkëlzen Berisha, Ilir Beqja, Erion Veliaj, Frida Krifca, Fatmir Mediu, Olsi Rama dhe Arben Imami, si gjithë tjerët, gjithandej ku kanë fijet, tashmë të njohura. 

Po a ka të panjohura në këtë proces arrestimesh?

Nën sipërfaqen e misterit nuk ka asgjë misterioze.

Pronat dhe pasuritë janë të hetuara deri në cent, pasi po, çdo centimetër i këtij fshati është i monitoruar nga miqtë tanë amerikanë.

Sekreti i procesit, është shkrirë në antibiotikun që po studion SPAK mbi lëkurën e Sali Berishës.

Që të gjithë kanë vjedhur dihet, që të gjithë mund të arrestohen pa paralajmërim, edhe dihet edhe s’dihet, por, që pas kthimit të 10 prokurorëve nga Amerika, po, shpresohet se ky duhet të jetë nëntori i fundit për nëntë sheikët më të urryer./Pamfleti

10 prokurorë të spak-ut 9 sheikët e urryer

Lini një Përgjigje