
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orën e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.
Kryedemokrati u shpreh se, në 11 prill ora 19:00 fushata do të hapet në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në hapjen me të bukur dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve.
“Edhe njëherë, është një program që nuk është paraqitur kurrë në historinë e vendit. Por kjo kërkon takime intensive. Secili nga ju punën duhet ta masë sa njerëz do të takojë ai dhe stafi i tij.
I gjithë stafi, i gjithë drejtimi i partisë është në takim për programin. Me 11 është data zyrtare ligjore që mund të hapim fushatën elektorale. Dhe ne do hapim me datë 11 në Tiranë në ora 7 të darkës. Programin do e paraqesim në një mjedis të mbyllur të nesërmen, por kjo do jetë edhe programi këtu, edhe hapja e fushatës.
Ndaj dhe secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, tha ai në një takim me drejtuesit politikë.
Lini një Përgjigje