TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 18:21

Berisha zbulon detaje nga “sarajet” e Ramës në Surrel: Themele 57 metra, kopsht 8300 metra

Shkruar nga Pamfleti

Berisha zbulon detaje nga “sarajet” e Ramës në Surrel:

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka zbritur sot në terren në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Ai ka pasur një takim me banorët e Bregut të Lumit në Tiranë, ku nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama. Sipas Berishës, Ram jeton në luks. Ai përmendi “Sarajet e Surrelit”.

Po të shkoni në Surrel gjeni një vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 8300 metra i tëri i ndërtuar në kundërshtim me ligjet dhe e legalizuar 100 për qind dhe janë Sarajet e Edi Ramës, kurse të tjerëve u thotë ato dokumentet i mbani pastaj jua quaj legalizime apo jo”, tha Berisha.

Por, shtoi ai, po ju them se PD do të bëjë legalizim para urbanizimit. Kujtoni pak atë periudhë ku ne nuk kishim konflikte pasi ne bënim legalizim para urbanizimit.

Arsyetohej se do të krijohen rrugë, kopshte. Ne dëmshpërblenim me çmim tregu. Nuk ka punë legalizimi, i quajmë të legalizuar, pastaj urbanizimi. asnjë konflikt. Kurse këta fusin buldozierë, u hedhin gaz foshnjave. Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti legalizimi”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje