
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar mbi padinë që bëri sot në GJKKO ndaj Agron Shehajt.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet” i quan shpifje akuzat e bëra nga Shehaj, që pretendon se ‘Lapaj si avokat ka përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe se ai ka marrë para nga këto kompani'.
Sipas Lapajt, ai i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, por në këmbim ka marrë baltë dhe akuza.
“Prej fillimit të muajit shkurt deputeti Agron Shehaj ka nisur një seri shpifjesh dhe fyerjesh ndaj meje. Kam ruajtur qetësinë sepse nuk kam dashur të replikoj modelin e së shkuarës.
Kam pritur që Z. Shehaj të reflektonte sepse në krye të herës kam menduar se duke mos qenë njohës i fushës e kishin futur në qorr sokak, por nga java në javë dëshmoi se ishte plotësisht në keqbesim.
I shtriva dorën e bashkëpunimit Z. Shehaj për 8 muaj, por mora pas baltë dhe shpifje. Sulmi i tij ndaj meje ishte aq i madh sa nuk e kemi parë ta bëjë as ndaj atyre që e kanë vjedhur Shqipërinë 34 vite.
Unë nuk kthehem pas. Luftën e kam me sistemin dhe pushtetin, por kushdo më sulmon duke shpifur apo çdo mënyrë tjetër do marrë përgjigjen rast pas rasti”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje