TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 13:32

"Një herë iu thashë për çantat dhe u tërbuan", Berisha thumbon socialistët: E kthyen parlamentin në garë mode! 

Shkruar nga Pamfleti

"Një herë iu thashë për çantat dhe u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e Durrësit, të cilët janë në pritej të dëmshpërblimit për banesat e tyre që prej periudhë së tërmetit.

Teksa vizitoi banesën e një qytetari, e cila ishte në kushte të këqija, Berisha nuk kurseu komente për socialistët që jetojnë në luks.

Berisha kujtoi debatin për çantat e shtrenjta të socilisteve. Ai tha se rroga e politikanit nuk të lejon që të jetosh në luks.

"Sot ka një parlament për të cilin qytetari nuk ekziston ju e keni vënë re vetë. Jetojnë në luks. Unë një herë u thashë atyre për çantat, ato u tërbua dhe u zemëruan me mua,. Unë u thashë një të vëretë se nuk është politikani, rroga e politikanit nuk i lejon të zhytet në luks, edhe sikur të ishte një politikan nuk mund të pasionohet pas luksit duke e ditur që qytetarët e tij jetojnë në kushte krejt tjera. E bën parlamentin si sallon mode, e bën si garë", u shpreh ai. 

Lini një Përgjigje