TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 12:11

"Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer", çfarë e shqetëson Ori Nebiajn për fushatën e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer",

Deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj e cila u tërhoq nga gara e 11 Majit pasi mësoi se ishte caktuar në listën e hapur të Fierit, ndryshe nga fushata e 2021 që ishte në Tiranë.

Nebiaj ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale fushatën që po bëjnë kandidatët për deputetë dhe kryetarët e partive në vend. Ajo shprehet me ironi se nëse do ta dinte se fushata do të bëhej vetëm online, do të kishte krijuar shtatë parti.

Nebijaj shton më tej se shumë shpejt të gjithë ata që po bëjnë fushatë do të mërziten kur të kuptojnë se like-t dhe share-t në rrjete sociale nuk përkthehen në vota. 

"Ore ta dija që fushatat do bëheshin vetëm online dhe kryetarët e këtyre forcave rrënjësisht diferencuese do kishin ambicje thjesht për tu bërë influencers do kisha bërë 7 parti vetëm nga Instagrami.

Inshaallah nuk mërziten kur të kuptojnë se likes, shares dhe views nuk përkthehen në vota", shkruan Nebijaj.

Lini një Përgjigje