
Kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar në Gjykatën e Posaçme për shpifje Agron Shehajn.
Lapaj është shprehur se ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes.
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj zbuloi disa dokumenta të cilat sipas tij tregojnë se kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përfshihet në çështje pronash në bregdetin e Shqipërisë.
Shehaj në fjalën e tij u shpreh se është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj, duke nënkuptuar se janë shumë çështje, për të cilat janë në dijeni si kryetarët e partive të mëdha e të vogla, ashtu edhe media, por nuk flasin.
Lini një Përgjigje