TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 17:54

“Dividentin do ta taksojmë 10 për qind”/ Gafa e Berishës, sipërmarrësi e kap “mat”: Si 10, ne e kemi 8 aktualisht? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Dividentin do ta taksojmë 10 për qind”/ Gafa e

Sali Berisha ka dalë blof dot në një takim me sipërmarrësit.

Gjatë një takimi në një fasoneri në Durrës, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’, ai premtoi se dividenti do të taksohet me 10 për qind. Por u kap mat nga biznesmeni, i cili i kujtoi se sot ata e kanë dividentin 8 për qind.

Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: "Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni".

8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas lapsusit.

Lini një Përgjigje