TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 14:18

Berisha: Vota e diasporës ‘vdiq’ pa hyrë në kuti, 11 maji farsa më e shëmtuar elektorale!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Vota e diasporës ‘vdiq’ pa hyrë në kuti, 11

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e 11 majit në një konferencë për mediat.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet si ‘farsa më e shëmtuar’. Berisha u shpreh gjithashtu se vota e diasporës ‘vdiq pa hyrë në kuti’. Sipas tij, votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që dëshironte partia e krimit.

Vota e diasporës ishte vota që supozohej të ishte më e lira. Shtetërimi i saj tregoi vdekjen e saj pa hyrë në kuti, mendoj se farsa elektorale ka elementë të tjerë kapital. Një qeveri kurrë nuk mund të shpërndajë para, bonuse në periudhë të fushatës elektorale. Mendoj se një qeveri kurrë nuk mund të falë 200 mln gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve. Nuk ka më shtet të drejtës, por elektoral. Në rast se flasim për farsë elektorale. Strumbullari është shteti elektoral, në fushë mbetet një gjigant me miliona euro në dispozicion, me mjete logjistike.

Janë qindra mijëra vota (të diasporës) që s’kanë firmën e marrësit. Janë përdorur këtu brenda për të mbushur kuti dhe ndryshuar rezultate.

PE kësaj radhe i mori në mënyrën më serioze zgjedhjet në Shqipëri, flas si institucion. Në mes të fushatës bëri procedurë të jashtëzakonshme për zgjedhjet këtu. Kam besim të plotë të përkushtimit të tyre ndaj votës së lirë. Ne do paraqesim edhe raporton paraprak tonin. Sot përfundojmë të dytin.

Brenda një kohe të shkurtër do paraqesim raportin përfundimtar. Do i dorëzohet parlamentarëve të PE. Do bëjmë një përpjekje shumë të fuqishme për votën. Ne do ulemi me socialistë, më të gjitha grupet. Kjo është periudha ndërkombëtare e procesit. Partia do bëjë analizën e vetë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje