TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 20:42

Berisha sfidon sërish Ramën: Hajde në debat, ta shohim çfarë dijesh ke ti

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sfidon sërish Ramën: Hajde në debat, ta shohim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar sërish kryeministrin Rama duke e ftuar në një debat publik. Ndërsa ky i fundit ka refuzuar debatin duke thënë se “nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë”.

Gjatë një takimi në Pogradec në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Berisha iu përgjigj deklaratave të mazhorancës, e cila ka vënë në qendër të sulmeve të tyre moshën e tij.

Kreu i PD theksoi se politikanët duhet të gjykohen për veprat dhe aftësitë, jo për moshën.

“Rama ka porositur lakejtë e tij të përqendrojnë debatin te mosha e Sali Berishës. Ronald Reagan ka thënë se nuk donte ta përdorte moshën e tij si avantazh ndaj kundërshtarit. Meqë përmendin moshën, i them: hajde këtu të përballemi në të gjitha fushat, që ta shohim çfarë dijesh ke dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjërat që nuk i mban mend”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se çdo lider politik duhet të vlerësohet mbi bazën e rezultateve dhe angazhimit të tij ndaj qytetarëve, duke akuzuar kryeministrin Rama se po shmang diskutimin për problemet reale të vendit.

 

Lini një Përgjigje