TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 20:32

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po "paguan me flori" për t’i hequr “non gratën”?

Shkruar nga Pamfleti
Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po
Në sfond, Trump- Susie Wiles dhe La Civita

Zbulohen të tjera detaje nga kontrata e lobimit të Berishës...

Sali Berisha është gati të paguajë miliona për të hequr “non gratën”, edhe pse nuk ja doli dot ta heqë para zgjedhjeve, kreu i PD synon ta realizojë atë në javët apo muajt në vijim dhe i ka hyrë fort lobimit.

Ai ka lidhur një kontratë me Continental Strategy, ku do t’i paguajë 6 milionë dollarë në dy vite, kontrata kjo më e shtrenjtë e lobimit e firmosur ndonjëherë nga një parti shqiptare.

Por kush janë njerëzit që ka gjetur Berisha për të lobuar te sekretari Rubio, me shpresën se do t’i hiqet damka e korrupsionit?

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po
Carlos Trujillo

Kompania “Continental Strategy” u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane. Po ashtu ai njihet si avokat i Presidentit Trump.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump. Aktualisht Shefja e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Kjo e fundit ka qenë bashkë me LaCivita pjesë e ekipit të fushatës.

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po
Susie Wiles-LaCivita

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po
Alex Garcia

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendës drejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.

2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po

Pra, duket se Berisha ka gjetur njerëz shumë të afërt me Trump dhe Rubion, me shpresën se ata do të lobojnë në DASH për të zhbërë vendimin e Blinken. Por pyetja që ngrihet është: Ku i gjen Berisha kaq shumë para? Në kontrata futet emri i një personi nga Tropoja, por zor se dikush e kapërdin. Nuredin Seci që del garantor, rezulton prej 30 vitesh si sportist dhe trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona. Pra ku burojnë milionat? /Pamfleti

Miq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha poMiq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha poMiq të Trump dhe LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje