TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 20:19

“Nuk shkoj me taka në fushatë!” Kandidatja e PS: Jam njësh me qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk shkoj me taka në fushatë!” Kandidatja e PS: Jam

Persida Shkrepa është arkitekte me një prej studiove më të mëdha në Tiranë.  Krahas dashurisë për arkitekturën dhe pedagogjinë një ambicie e saj është dhe politika. Fillimisht ajo e sfidoi veten në platformën “Deputeti që duam” dhe më pas mori vesh që emri i saj ishte në listë e kandidatëve për deputetë.

Në një intervistë për “Profil” në Euronews Albania, ajo i ka treguar të gjitha, se si nisi ky rrugëtim dhe deri te projeksioni që ka për veten e saj në politikë.

Në një rrëfim për gazetaren Greta Topjana ajo ka folur për sfidat dhe sukseset e para, duke treguar që dy fëmijët e saj të vegjël bëjnë “tifozllik” për të.

Mua në fakt njerëzit nuk më kuptojnë që jam arkitekte dhe kam këto suksese, pasi unë jam shumë e thjesht. Pjesën e arkitekturës unë e kam fshirë dhe jam bërë njësh me popullin. Në fushatë shkoj sa më thjesht me atlete, t-shirt. Unë mund të kem shumë gjëra, por nuk kam pse popullit ti shfaq atë anën time që ndoshta atyre u mungon, por dua të bëhem njësh me ta për të kuptuar dhe për të marr thelbin e kërkesave dhe dëshirave të tyre”, tha Shkrepa.

Lini një Përgjigje