TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2026, 10:46

Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja i lëpinë çizmet Irena Gjokës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja i
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë, më 16 mars, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” të vendosur ndaj tij në lidhje me çështjen e njohur si dosja “Partizani”.

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha foli për mediat dhe përsëriti akuzat ndaj institucioneve të drejtësisë në vend. Ai pretendoi se sistemi i drejtësisë ka mbrojtur në mënyrë të paligjshme gjyqtaren Irena Gjoka.

Gjatë deklaratës së tij, kreu i opozitës kritikoi disa institucione, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD), të cilat sipas tij kanë vepruar në mënyrë të gabuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me gjyqtaren Gjoka. Berisha pretendoi se vendimmarrjet dhe procedurat janë zvarritur për një kohë të gjatë dhe se institucionet nuk kanë dhënë dokumentacionin e kërkuar nga pala ankuese.

Ai ngriti gjithashtu pretendime për mospërputhje në përgjigjet zyrtare të institucioneve lidhur me një vendim të vitit 1996 për shkarkimin e gjyqtares, duke akuzuar organet përgjegjëse për mashtrim institucional.

“Tani, në qoftë se ka një sistem turpi dhe qesharak, është ky sistem i kësaj drejtësie. Do t’u jap sot vetëm një shembull. Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase, lëshoi tek këmbët e saj apo bëri t’i lëpijnë çizmet e veta institucionet që vijojnë: Prokurorin e Përgjithshëm, qëiu desh dy vite për të nxjerrë një vendim, i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime. Ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare.

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, kulmin e arrin KLGJ-ja, e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj dhe njërën radhë, imagjinoni ju këtu, pasi avoketërve të mi iu ktheu përgjigje me shkrim se Irena me 5 mbiemra ka qenë e shkarkuar nga ish-presidenti i Republikës, kryetari i KLD, Sali Berisha në vitin 1996, kur ky dokument u kërkua nga deputetët e PD 3 javë më vonë, iu përgjigj se ndaj kësaj zonje nuk ekziston një dokument i tillë. Pra a mund të imagjinoni një institucion zyrtar që mashtron dhe shumëzon veten me zero për hir të Irenës me 5 mbiemra apo që lëpin çizmet e Irenës? Është një term i marrë hua nga një roman i hershëm.

Pastaj vjen famozi ILD, edhe ai nuk mund të bënte përjashtim pasi dokumentet kalonin nga njëri tek tjetri. Por kulmore është kjo, jo se ata zbatuan në mënyrën më të shpifur urdhrat e Edi Ramës gjer në vetasgjësim, por ata nuk japin dokumentet. U kërkohet tani dosja, por nuk e japin. Nuk i japin dosjen palës ankuese. A mund të imagjinohet?”, tha Berisha duke shtuar se kjo është gjendja më e turpshme e këtyre institucioneve.", tha Berisha.

Si në paraqitjet e tjera të tij në SPAK, Berisha deklaroi se ka lënë edhe një mesazh për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke e akuzuar atë se vepron në interes të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, drejtësia dhe ligji mund të vonojnë, por nuk harrojnë.

“Altin Troplinit, mercenarit të Edi Ramës, armikut të egër të votës së lirë, Pojës së Skapit, drejtësia dhe ligji vonojnë, por nuk harrojnë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje