TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2026, 18:57

Gara për drejtimin e PD në Vlorë, Nada Meçorapaj fiton bindshëm

Shkruar nga Pamfleti

Gara për drejtimin e PD në Vlorë, Nada Meçorapaj fiton

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Fituesja e garës është shpallur kandidatja Nada Meçorapaj, e cila ka siguruar shumicën dërrmuese të votave.

Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës së sotme në ambientet e degës së PD-së në zonën e Skelës. Votimi u mbyll në orën 18:00, ndërsa menjëherë pas përfundimit të tij nisi edhe procesi i numërimit të votave.

Në garë për drejtimin e degës së PD në Vlorë ishin dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe sekretare e degës së PD në këtë qytet, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë.

Sipas rezultatit përfundimtar të numërimit, Meçorapaj ka marrë 496 vota, ndërsa Banushi 106 vota. Nga procesi i votimit janë regjistruar edhe 13 vota të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Nada Meçorapaj merr drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

Lini një Përgjigje