TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2026, 20:19

Zgjedhjet për kreun e PD në Shkodër, Ardit Qylybyli fiton garën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet për kreun e PD në Shkodër, Ardit Qylybyli fiton
Ardit Qylybyli

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

Nga rezultati i votimit, Ardit Qylybyli është shpallur fitues i garës përballë kandidatit tjetër, Gentian Ibro, duke siguruar shumicën e votave të anëtarësisë.

Në procesin e votimit për drejtimin e degës së PD Shkodër morën pjesë 1.781 anëtarë, të cilët votuan për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës së partisë në këtë qark. Ardit Qylybyli mori 1060 vota, ndërsa 700 vota i siguroi Gent Ibro.

Procesi ka vijuar i qetë që prej mëngjesit, ndërsa me përfundimin e procesit të numërimit, Ardit Qylybyli merr zyrtarisht drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

Në fund, dy kandidatët e kësaj gare shtrënguan duart me njëri-tjetrin, duke uruar suksese në vazhdimësi dhe duke dhënë mesazhin e përbashkimit. 

ardit qylybyli gentian ibro pd dege shkodër

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Duhet vertete te jesh nje qyl, qylybyl fare, qe te futesh ne nje gare per ti shërbyer shkatërruesit te shtetit e kombit.

    Lini një Përgjigje