TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2024, 13:19

Berisha: Në 30 vite kam bërë vetëm njëherë pushime familjare 3 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Në 30 vite kam bërë vetëm njëherë pushime

Kreu i PD Sali Berisha,  u shpreh në një konferencën për mediat se nga një vetting 30 vjeçar i pasurisë dhe aktivitetit të tij, rezulton nuk i ka paguar askush asnjë shpenzim të vetëm.

“Sali Berisha nuk ka udhëtuar me bileta të paguara nga njeri. Nuk ka fjetur në hotele 4500 euro, të paguara nga të tjerë. Nuk ka ndërtuar vilë, 75 metra themelet pa të ardhura. Nuk ka firmosur kurrë vendime siç ka firmosur Edi Rama për ti dhënë vëllait të vetë 38 mijë metër katrorë. Siç ka firmosur katër vendime për tu grabitur Begejësve dhe familjeve të tjera 1500 metër katrorë për Karlo Bolinon. Standardet e mia kanë qenë të moralit dhe të ligjit, deklaroi Berisha.

Berisha akuzoi më tej SPAK-un se nuk kanë gjetur fakt dhe vepër penale gjatë hetimeve për procesin e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ai tha se gjatë 30 viteve ka bërë vetëm njëherë pushime familjare në vlerën e 3 mijë eurove.

“Kanë zgjedhur të shpallin fakt dhe vepër penale, solidaritetin familjar, borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit, të deklaruar sipas ligjit në kohën e duhur dhe bamirësinë e tyre për familjen në nevojë. Korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza dhe dhëndri im kanë bërë, 3000 euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar njëherë gjatë këtyre 30 viteve. Kanë paraqitur si të tillë shpenzimet shëndetësore të paguara direkt nga vajza ime për Sali Berishën”, tha kreu i PD. 

 

Lini një Përgjigje