SPAK mbylli sot zyrtarisht hetimet për dosjen “Partizani”, ndërsa përmes avokates së tij, Sali Berisha ka tërhequr vendimin.
Në një videokonferencë për mediat, Berisha tha se ky është një akt i shëmtuar, teksa hodhi akuza të rënda ndaj prokurorëve të SPAK, duke i cilësuar si xhelatë dhe ndrikulla.
“Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 milionë euro dhe tre apartamenteve, ish xhelati Kraja, ndrikulla Millonai dorëzuan avokatëve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën dhe të njëjtën akuze, por shtuar edhe për pastrim parash për Jamarbër Malltezin.
Ky akt i paparecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi dhe fshehje të dokumenteve zyrtare do të gdhendet në memorien e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.
Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Ramës kanë rrjeshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën në hetim Berishën dhe Malltezin dhe vendosën në kundërshtim me kushtetutën dhe konventës evropiane, arrestin në shtëpi dhe komunikimin me cdo person tjetër përveç familjarëve dhe ndalimin e ndjekjes së kuvendit, ndonëse pa asnjë masë dënimi sic kërkojnë ligjet.”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje