
Për ish-deputetin Halit Valteri, Berisha është monopolizues i PD dhe mbështjell rreth vetes vetëm militantë.
Teksa ka komentuar zhvillimet e vitit 2024, ai tha se pavarësisht lirimit nga arresti shtëpiak, vijon gjykimi për Berishën.
“Berisha u viktimizua pas asaj që është prangosur lideri i opozitës. Gjykimi për Partizanin është në vijim dhe prokuroria dhe gjykata s’kanë dhënë përfundimin. S’ka vendim gjykate që të thotë a është fajtor apo jo. Mos të ngatërrojmë lirimin dhe vazhdimin e gjykimit të tij. Emocionet që kanë njerëzit për Saliun, që dikush i thotë grande, dikush i thotë je sipër zotit e poshtë zotit, janë të lirë se jemi në një sistem demokratik. Siç mund të them unë që s’ka lidhje më politikanin që i duhet Shqipërisë por është monopolizues i PD dhe mbështjell rreth vetes ata fanatikë, e kanë zgjedhur militantët. Është monopolizues i opozitës”, vijoi Valteri.
Lini një Përgjigje