TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2024, 17:26

"Qeveria e ka trashur zullumin", Shehi: Bandat, presionet dhe partonazhistët do të ndikojnë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria e ka trashur zullumin", Shehi: Bandat, presionet dhe

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi tha se viti 2024 ishte një vit i vështirë për opozitën, ndërsa shtoi se tashmë kemi një element pozitiv për Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se pozitiv është fakti që tashmë PD ka vulën dhe Berisha nuk është më në masën e ‘arrestit’.

Shehi theksoi se e rëndësishme është që zgjedhjet e 11 majit të zhvillohen në mënyrë të qetë, demokrate dhe të mos vidhen.

 “Ka një të mirë që në Tiranë do të kemi votim elektronik që i shërben opozitës. Unë jam optimist për pozitën sepse kjo qeveri e ka trashur zullumin”, u shpreh ai për “News 24”.

Sipas deputetit, janë disa gjëra që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, që nga paraja publike, te presionet, sistemi i patronazhistëve, kemi bandat, të cilat janë reduktuar si pasojë e luftës së SPAK, por mendoj se do të kenë sërish ndikim në disa zona.

Teksa ka folur për opozitën, Shehi tha se fatkeqësisht brenda PD ka dominuar grupi i radikalëve, të cilët nuk kanë fantazi për të bërë gjëra të tjera veç mënyrës se si i organizojnë protestat.

“PD ka me mijëra djem e vajza dhe me dhjetëra deputetë që janë të një linje pozitive. Unë jam optimist për zgjedhjet, unë gjykoj qeverinë se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq dhe s’kam ndërmend të merrem me sherrnajën e brendshme në opozitë”, tha deputeti.

Lini një Përgjigje