TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2024, 21:05

Berisha “qan hallet” me Inteligjencën Artificiale: ChatGPT më tha se janë bërë 150 emisione për shpalljen “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “qan hallet” me Inteligjencën Artificiale: ChatGPT

Sali Berisha ka filluar të pyesë edhe Inteligjencën Artificiale mbi shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha ka nisur një tur falënderimi për ata që e mbështetën dhe u ndal te dega 5 e PD-së. Ai tregoi se janë bërë 150 emisione për “non gratën” e tij.  

Çdo gjë, çdo ligësi, çdo fenomen, çdo zhvillim negativ i këtyre viteve në Shqipëri, për të cilat ju keni ngritur zërin në mënyrën më të fuqishme, ja dolëm së bashku t’i stamposim në tre rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare që janë miratuar ndonjëherë për Shqipërinë.

Ju e bëtë këtë me sakrifica të mëdha, në protesta të përnatshme dhe të përjavshme. Në kushtet e një censure ndër më të plotat që mund të jetë vendosur në ndonjë vend.

Sot po kërkoja në një nga botët e inteligjencës artificiale.

Çfarë gjeta dhe thashë ta ndaj me ju.

Gjeta që këto media i kishin kushtuar 150 emisione dhe segmente emisionesh shpalljes non grata të Sali Berishës, por nuk i kishin kushtuar asnjë emision 3 rezolutave të cilat nuk ekzistojnë për asnjë shtet tjetër në Europë, si për shtetin shqiptar dhe Shqipërinë.

Ua solla këtë shembull se në çfarë kushtesh keni operuar, por keni triumfuar”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje