TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 19:58

Berisha i rikthehet avazit të vjetër: Nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën, duam qeveri teknike

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i rikthehet avazit të vjetër: Nuk shkojmë në

Sali Berisha i është kthyer avazit të vjetër. Ai ka kërkuar dorëzimin e qeverisë së Edi Ramës, pas protestës madhështore të 20 shkurtit. Sipas tij, PD nuk do të pranojë zgjedhje me të kryeministër.

Berisha theksoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se PD është e gatshme për zgjedhje, por me një qeveri teknike, që garanton zgjedhje të lira. 

Berisha: PD Ka gati projektin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asgjë nuk e ndalon dot atë për ardhjen në pushtet. Sepse ne jemi shpresa e vetme që po ruajmë pluralizmin, se jemi të vetmit që po qëndrojmë për traditën dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Sepse jemi i vetmi pushtet që nuk jemi korruptuar nga Edi Rama dhe po zbërthejmë gjithmonë e më shumë aferat e tij të tmerrshme. Një vjedhës i papërmbajtur, një diktatoruc i ulët, këto na bëjnë neve shumicë, na bëjnë neve një rrezik të madh për regjimin.

Këto na bëjnë neve fitues të sigurt. Sollëm si fillim, shpresën tek rruga e shpresës. Dje shpresa, solli besimin. Nesër besimi do të sjellë fitoren.

Fitore, fitore, fitore. Të dashur miq!

Kam vetëm një kërkesë për ju, për të gjithë ata që dje firmosën me uraganin e tyre fatin e Shqipërisë.

Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një start, si një pikënisje.

Nuk ka më sulm që na zmbraps ne.

Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dhe ja këtu po i them.

Hiç nga mendja skenat e Vuçiçit se po të jap fjalën e nderit, se nëse guxon të aplikosh një skenë të atillë, atë që ka pësuar babai yt shpirtëror rrugëve, do ta pësosh ti për së gjalli.

Mos luaj me lirinë e shqiptarëve.

Mos luaj me votën e tyre.

Armik.

Qeveri teknike, me ty nuk ka zgjedhje.

Ne jemi për zgjedhje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne jemi luftëtarë të votës së lirë.

Lini një Përgjigje