TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 19:28

Dosja “McGonigal” shqetëson Ramën, përplaset me gazetarët për dënimin e “mikut” të tij: Te kjo çështje ja fusni kot!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “McGonigal” shqetëson Ramën, përplaset me
Rama duke u përballur me gazetarët

Rama është përplasur me gazetarët pas Asamblesë së PS lidhur me dënimin e McGonigal

Dënimi i Charles McGonigal ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama. Deri më sot ai i ishte shmangur kësaj dosje, por gazetarëve nuk u shpëtoi. Pas mbledhjes online të Asamblesë, Rama u ndal par mediave dhe u pyet për dënimin e mikut të tij në SHBA.

Rama nisi të dredhojë duke u përplasur me gazetarët. Këta të fundit i kujtuan se ai dikur fliste për një borxh dhe jo korrupsion mes Nezës dhe McGonigal. Por gjykata amerikane tregoi të kundërtën. Rama tentoi të shprehej se ka thënë atë që ka lexuar në dokumentet e dala në media.

Po ashtu lidhur me takimet me McGonigal, u shpreh se e priti si kryeministër pasi pret këdo që mendon se i shërben të mirës së vendit. Por pyetjet e gazetarëve e irrituan dhe ai u largua, duke treguar se ky rast i ka hapur shumë punë.

Prononcimi i plotë

-Charles McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua se ndryshe nga sa ju keni thënë se paratë që i ka dhënë Neza kanë qenë një borxh, nuk ishin borxh, por kanë shërbyer për të bërë lidhje me zyrtarë të huaj dhe një nga ata jeni dhe ju. Ae mendoni se do hetoheni?

Pjesa më argëtues me ju është se thoni gjëra që nuk i kam thënë.

-E keni thënë te emisoni “Opinion” se ato para janë borxh mes një miku.

Mos më ndërprit.

-E keni thënë te ‘Opinioni’ se ato para janë dhënë borxh.

Mos më ndërprit. Unë në prononcimet e mia i jam referuar pikëë për pikë çështë thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, se unë nuk kam pasur lidhje apo dijeni mbi çfarë kanë publikuar zyrtarisht institucionet e SHBA.

-Prokurorja në SHBA thotë se këto para janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarë shqiptarë. Po ju e keni takuar McGonigal.

E kam takuar dhe do ta takojë sa herë të kthehesha mbrapa. Unë jam kryeministër dhe vlerësoj se sa herë kërkohet takim nga zyrtarë të vendeve aleate jam i gatshëm ti pres. Duhet ta pranoni se te kjo çështje ja keni futur kot.

Lini një Përgjigje