TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 13:58

Berisha i kundërpërgjigjet ministrit Gonxhja: Do të nxjerr dëshmitarë, në fushatë ishe njeriu më i lidhur me bandat! 

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i kundërpërgjigjet ministrit Gonxhja: Do të nxjerr

Pas akuzave të Berishës së Gilmando Dani ka qenë badigardi i ministrit Blendi Gonxhja, ky i fundit e paralajmëroi se do ta çojë në gjyq për lajm të rremë.

Ndërkohë Berisha u përgjigj, duke shprehur gatishmërinë, madje tha se do t’i nxjerrë edhe shumë dëshmitarë, për të treguar sipas tij që është i lidhur me bandat.

Berisha: Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kaishte këtë sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave.

Pyetje: A do të përballeni me Blendi Gonxhen në gjykatë?

Berisha: Absolutisht, që Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky kjo është e provuar. Unë do ti nxjerr atij dhjetëra dëshmitare. Kjo nuk bëhet me dokumente, por e dinë që Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kaishte këtë sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave.

blendi goxhja sali berisha

Lini një Përgjigje