TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 13:42

Berisha nuk u paraqit për 21 Janarin, reagon SPAK: Ke dy fletëthirrje! Rojet kthyen zarfet mbrapsht!

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha pretendon se nuk është thirrur sipas ligjit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsionin (SPAK) për çështjen e “21 janarit”, por SPAK e ka hedhur poshtë këtë pretendim të ish kryeministrit.

Berisha nuk u paraqit për 21 Janarin, reagon SPAK: Ke dy fletëthirrje!
Sali Berisha në SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet për faktin se nuk shkoi në SPAK pas thirrjes për krimin shtetëror të 21 janarit.

Ndonëse Prokuroria e Posaçme ia ka dërguar fletëthirrjen në tre vende, në banesën e tij, në selinë e PD, dhe në Kuvend, kryedemokrati thotë se nuk ka marrë fletëthirrje. Berisha thotë se fletëthirrjen e ka marrë vetëm Taulant Balla në Kuvend.

Por ky lajm është hedhur poshtë nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se procedurat e njoftimit të kryera ndaj Sali Berishës janë sipas ligjit dhe se deri tani i janë dërguar dy urdhër-thirrje zyrtare përmes shërbimit postar.

"Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
[email protected], më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.", thotë SPAK në njoftim.

berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 janarin

2 Komente

  1. E
    Edi

    Si ka Mundesi qe t'ju sfidoje hapur dhe ju t'ja merrni doren kaq shume nje individi?? Cudi cuditerisht shume e cuditshme

    1. S
      Sotiri

      Çeshtë ky muhabet, ndalohet në rrugë, jepja në dore, sepse atij i drejtohet jo rojes...

      Lini një Përgjigje