
Kreu i PD Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK si person në dijeni, në kuadër të hetimeve për dosjen e “21 janarit”, ku u vranë 4 qytetarë në bulevard gjatë një protestë të opozitës së asaj kohe.
Mësohet se fletëthirrje e mbërritur në Kuvend për Sali Berishën nuk është tërhequr nga Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike. Kuvendi ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme, se fletëthirrja është refuzuar të tërhiqet.
Një ditë më parë, i pyetur nga gazetaret nëse do të paraqitet për dosjen e "21 janarit", kreu i PD tha se: “Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen. Ata që përdorin këtë për propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë apo skandalin e aeroportit të Vlorës, ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bandë që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”.
Lini një Përgjigje