TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 09:45

"Industria e sigurimeve, përballë një sfide të jashtëzakonshme", Rama: Krizat po trazojnë ekonominë tonë 

Shkruar nga Pamfleti
"Industria e sigurimeve, përballë një sfide të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe përballë zgjedhjeve shumë të vështira.

Në fjalën e tij në në konferencën Vjetore të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve, kreu i qeverisë tha se vitet e fundit është bërë e qartë se krizat kanë trazuar ekonomitë.

"Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe përballë zgjedhjeve shumë të vështira në përpjekje për të kthyer rrezikun rezistencë dhe në siguri të përbashkët.

Vitet e fundit na kanë treguar sa shpejt mund të trazojnë krizat, ekonomitë tonë, të ndikojnë vendet tona të punës, të sfidojnë shërbimet tona publike e të stresojnë komunitetet tona.

Mes këtyre sprovave ka një mësim të fuqishëm.

Ne mund të mos parashikojmë dot cdo katastrofë, por mund të fortifikohemi për të përballuar dhe për tu rimëkëmbur", tha rma. 

 

 

edi rama industria e sigurimeve

Lini një Përgjigje