TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 13:35

Dosja “Aruba”, Berisha: Rama u nis me charter nga Tirana për të takuar kartelet e drogës

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Aruba”, Berisha: Rama u nis me charter nga Tirana për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur lidhur me dosjen “Aruba”.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se nga Tirana është nisur një charter ku ka pasur zyrtarë të lartë dhe kanë shkuar në Aruba për t’u takuar me një grup bosash të karteleve të drogës.

Berisha thekson se ky takim i ka shndërruar kriminielët në sektor kryesor të jetës së vendit.

“E tillë është Aruba. Të niset charteri nga Tirana për të bërë takimin, me siguri kanë qenë edhe këta vëllezërit Hysa, apo është edhe një tjetër, më duket se është në burg, një Rexhepi. Këta takimin me qeverinë, është rast unik. Të nisësh avionin për 11 mijë km nga Tirana në Aruba për të takuar një grup bosësh të karteleve të transportit të drogës, ti i shndërron ata në një sektor kryesor të jetës së vendit”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje