TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 13:35

A i druhet shoqërimit me forcë nga SPAK për 21 Janarin? Berisha: U bë për vëmendje, s’kam marrë asnjë fletë-thirrje!

Shkruar nga Pamfleti

A i druhet shoqërimit me forcë nga SPAK për 21 Janarin? Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, sqaroi sot në konferencën për mediat se pse nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”.

Berisha theksoi se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK, teksa tha se nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur ai do të shkonte në SPAK.

Kryedemokrati tha ndër të tjera se “zhurma” mediatike për paraqitjen e tij në SPAK u bë qëllimisht që të zhvendoset vëmendja e publikut nga skandali i aferës së tenderit për Tunelit të Llogarsë, ku e pandehur është marrë zv.kryeministrja Belinda Balluku.

"Për ju dhe çdo gazetar tjetër që i respektoj. Do t’ju sugjeroja që mos të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm, të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë kthyer atë institucion, një seksion të PS. Nuk e kam rastin për ju, por kam konstatuar keqpërdorim mizor të gazetarëve ndaj këtyre individëve, që më kujton keqpërdorimin që bënin seksionet e sigurimit të shtetit dikur ndaj personave të caktuar. E kam deklaruar dhe faktuar, se unë i përgjigjem thirrjes të gjykatës, së prokurorisë special, kutodqoftë. Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim.

Së dyti; ata që e fusin veten për të krijuar, e bëjnë veten në një propagandë banale të turpshme. Ata s’kanë fytyrë. Atij që i dorëzohet thirrja, i merret firma dhe thotë; e mora Aty ku punoj dhe banoj kam njerëz të përgjegjshëm. Ata nuk mund të mos firmosin për një dokument dhe mos të ma japin. Por kjo i intereson atij Troplinit. Sot është data 17 (14 nëntor). Nga data 3 deri në 14 ai dokument mund të vinte në zyrën time 5 herë apo në shtëpinë time. Nuk ka më….e vetmja që u bë kjo është se lakej dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, apo të komentin nëse do të shkojë apo jo. Që të mbulonin superskandalin e Lubi Ballukut. Njeriu i parë që kërkoi një hetim të plotë të asaj përpjekje të dhunshme për të përmbysur një qeveri të ligjshme, është Sali Berisha", u shpreh demokrati.

1 Komente

  1. K
    Kupi

    Te terhiqet zvarr

    Lini një Përgjigje