TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 19:59

Berisha flet mes protestuesve: Krimineli Proda hodhi ujë dhe gaz ndaj tubuesve!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha flet mes protestuesve: Krimineli Proda hodhi ujë dhe gaz ndaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtues të Policisë së Shtetit për përdorimin e ujit dhe gazit lotsjellës ndaj protestuesve gjatë tubimit të opozitës para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij mes mbështetësve, Berisha përmendi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën dhe Sokol Bizhgën, duke i cilësuar si përgjegjës për ndërhyrjen ndaj turmës. Kreu i PD i cilësoi ata si “kriminelë të klasit të lartë”, duke paralajmëruar se do të përballen me ligjin.

"Nuk keni një asnjë justifikim të mbroni banditë si këta. Plani ndiqeni dhe raportojeni qytetarëve se ju e partë si Tirana Shqipëri ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 91, Edi Rama është i pashpresë. I përfunduar. Dy janë ata që hedhin, Ilirjan Proda dhe Sokol Bozhga, dy kriminel të klasit të lartë që do ndëshkohen me forcën e ligjit. Skenarët ndryshojnë", u shpreh Berisha.

 

1 Komente

  1. T
    Tironsi

    Berisha kryekrimineli, na vodhi parate ne 1997, na vrau ne 35 vite. Ky eshte per 41- bis

    Lini një Përgjigje