TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 19:31

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin sërish molotovë; policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Shkruar nga Pamfleti
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin sërish
Molotov dhe gaz lotsjellës në protestë

Kryedemokrati, këtë herë nuk priti të tundte flamurin në podium, por zbriti menjëherë dhe vendosi vendosi masën kundërgaz ashtu si dhe deputetët e tjerë të PD.

Përshkallëzohet protesta para Kryeministrisë. Një grup protestuesish kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës qeveritare. Flakët përfshinë për pak çaste hyrjen e ndërtesës, por zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe neutralizuan zjarrin.

Tensionet nisën pa mbyllur akoma fjalën kryedemokrati Sali Berisha. Kryedemokrati, këtë herë nuk priti të tundte flamurin në podium, por zbriti menjëherë dhe vendosi vendosi masën kundërgaz ashtu si dhe deputetët e tjerë të PD.

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin sërish

Policia ndërhyri menjëherë duke u përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. 

Protestuesit filluan të shpërndahen, ndërsa një pjesë u afrua kangjellave për të goditur sërish me molotovë.

Policia e Shtetit kishte rrethuar më herët godinën në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit. Protesta nisi në orën 18:00.

 

protesta pd tensione

1 Komente

  1. B
    BP

    Shteti duhet të funksionojë. Një plak hajdut, komunist i korruptuar ka asfiksuar opozitën. Çdo drejtues tjetër i panjollosur i opozitës mund ta përmbysë qeverinë socialiste dhe Edi Ramën, por ky dhe i biri, kurrsesi. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë se çfarëdo që bën ky enverist është thjesht pushteti, jo e mira e vendit. Nuk luftohet korrupsioni me një krye-të-korruptuar. Ka shumë njerëz të zotë e të ndershëm që nuk pranojnë të punojnë me socialistët, por i rrinë larg opozitës berishiste, pasi e shohin se ajo nuk ndryshon nga pushtetarët. Ata mund të jenë shpresa e vërtetë kundër Ramës e të kuqve, ose trëndafilëve të tij.

    Lini një Përgjigje