TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 11:35

Berisha ëndërron fitore “alla” Trump më 11 maj, kontrakton drejtuesin e fushatës së presidentit të SHBA-ve për zgjedhjet!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ëndërron fitore “alla” Trump më 11 maj,

I bindur në mendjen e tij se ka gjetur "çelësin" e fitores, kreu i opozitës u shpreh besimplotë për një fitore "alla" Trump në zgjedhjet e 11 Majit. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp, së bashku me aleatët opozitarë dukshëm tepër i emocionuar prezantoi drejtuesin e fushatës së Donald Trump, si konsulent të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

I bindur në mendjen e tij se ka gjetur "çelësin" e fitores, kreu i opozitës u shpreh besimplotë për një fitore "alla" Trump në zgjedhjet e 11 Majit. 

Duke hequr paralel me SHBA-në, Berisha theksoi se njëjtë si Republikanët në SHBA edhe PD-ja shqiptare ka të njëjtin armik, George Soros. Sipas Berishës, drejtuesi i fushatës së Donald Trump do të bëjë të mundur rrëzimin e regjimit të Sorosit në Shqipëri.

Sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD dhe opozitën, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Këtu jam para jush me zotin Christopher LaCivita kryetarin e komitetit republikan dhe bashkëkryetarin, e fushatës së rikthimit me votën e lirë të Presidentit Donald Trump.

Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që ky arkitekt i fushatës së Trump të drejtojë fushatën e datës 11 maj. E vërteta është se PD dhe opozita shqiptare si dhe Shqipëria ishin vendi i dytë pas SHBA në të cilën e majta radikale sorosiane, armiku Soros dhe Kukulla e tij Blinken, shefi i gënjeshtarëve, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike. Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës dhe instaluan monizmin”, tha Berisha.

Në fjalën e tij në konferencën e mbajtur për mediat, LaCivita u shpreh se Berisha ashtu si presidenti i SHBA Donald Trump, fushatën e të cilit ai ka drejtuar, është përndjekur nga një qeveri e cila nuk e respekton demokracinë.

Ai shtoi se edhe populli shqiptar, ashtu si populli amerikan kërkon më shumë nga qeveria, ndaj kryedemorkati Berisha do të fitojë më 11 maj, sipas tij.

“Opozita e bashkuar jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i SHBA dhe do të punojë në mënyrë të suksesshme me Trump dhe SHBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se kukull i Sorros. Nuk mund të jesh edhe kukull e tij edhe mik i SHBA. Vetëm Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA.

Shumë në SHBA në media në partitë e së majtës kanë thënë se Trump nuk mund të fitonte por ai fitoi pavarësisht sulmeve të administratës Biden. Populli donte më shumë nga qeveria, këtë do edhe populli shqiptar. Këto ishin rrethanat që na bashkuan dhe na sollën këtu, sepse ne e dimë që Berisha mund të fitojë. Berisha si Trump është përndjekur nga një qeveri që nuk respekton demokracinë”, tha ai.

Lini një Përgjigje