TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2025, 18:49

Myslim Murrizi telendis Tabakun: Mos na bëj karshillëk duke pozuar me sigurimsa, po e përdorni votën e diasporës për shou

Shkruar nga Myslim Murrizi

Myslim Murrizi telendis Tabakun: Mos na bëj karshillëk duke pozuar me

Keni 4 vjet qe nuk keni takuar e nuk takoni asnjë shqiptar në Shqipëri, a ka mundësi të na e kurseni këtë shoun e ditëve të fundit qe jeni shpërndarë si vaji ne lakra në çdo cep të botes për foto fb se po takoni diasporën?

E nderuar Zj. Tabaku!

Nuk mund të na bësh shou e karshillik duke pozuar me një ish-oficer të Sigurimit të Shtetit si Gani Vila edhe pse Ganiu ka një pasaportë amerikane si jo pak fundërrina të tjerë të Partisë së Punës apo ish Sigurimit

Ne e dimë mirë që qëlbesirat pro komunistë që kanë qeverisur Amerikën gjatë Presidencës Clinton, Obama, Biden kanë pasur prioritet për tu dhënë llotarinë fituese dhe dokumentet të gjithë ish qelbësirave të regjimit bastard komunist dhe kanë punësuar në Ambasadën e USA në Tiranëçdo xhelat, duke filluar nga shoferi i diktatorit Hoxha, Astrit Pullazi.

Mund ta kesh mik personal ose familjar dhe kjo nuk ka problem nëse e fton apo të fton në dasmë apo evente familjare.

Por të shkosh sikur po takon opozitarët apo demokratët në Amerike e te na postosh kaq e ekzaltuar me një ish-oficer Sigurimi si Gani Vila nuk besoj që të gjithë ne që nuk na lidh gjë me këta fundërrina do te themi të lumtë.

Dhe një kërkesë miqësore Zj. Tabaku për Ty dhe të gjithë deputetët e PD:

Keni 4 vjet qe nuk keni takuar e nuk takoni asnjë shqiptar në Shqipëri, a ka mundësi të na e kurseni këtë shoun e ditëve të fundit qe jeni shpërndarë si vaji ne lakra në çdo cep të botes për foto fb se po takoni diasporën?

Diaspora janë shqiptarë që kane prindër, motëra, vellezër, familjarë e kushërinj në Shqipëri dhe e dinë mirë e ju njohin me rrënjë e dhëmballe se kush jeni e çfarë keni bërë për votuesit Tuaj jo vetem katër vitet e fundit por edhe me parë e nuk mund të mendoni se do mashtroni emigrantet me një takim apo foto duke u shitur ndryshe nga ç’jeni ne fakt.

Lini një Përgjigje