TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2025, 18:27

Berisha mbledh pas vetes të damkosurit e drejtësisë/ Pas Llallës, shfaqet edhe Gjin Gjoni në takimin e Romës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbledh pas vetes të damkosurit e drejtësisë/ Pas

Sali Berisha duket se ka mbledhur pas vetes të gjithë të damkosurit e drejtësisë. Sot ai mbajti një takim elektoral në Romë, ku ra në sy prezenca e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Edhe pse Berisha na ka folur për drejtësi të pavarur, në fakt Llalla tregoi se është një ushtar i tij. Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe është në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai u arratis pak ditë para vendimit të Apelit.

Por ai nuk ka qenë i vetmi “njollë e zezë” në atë takim. Në pamje duket se ka qenë prezent edhe Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i Apelit. Edhe ai ju shmang vetingut njësoj si Llalla, nga frika e zbulimit të aferave, teksa njihet për pasurinë prej “Sheiku”. Gjin Gjoni u bë kreu i PD në Lezhë, teksa ka ambicie të bëhet deputet, pasi do të marrë pjesë në primare. Pak ditë më parë ai dha dorëheqjen nga kreu i partisë.

 

Lini një Përgjigje