TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2025, 15:00

Berisha sulmon kryeministrin nga Roma: Rama si Toto Rina, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon kryeministrin nga Roma: Rama si Toto Rina, ia ka dorëzuar
Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha nga Roma ku ndodhet në një takim me diasporën, akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor krimin për të mposhtur shqiptarët me synimin për të mbajtur pushtetin e tij.

Ai tha se Rama është si kreu i mafias Toto Rina, që ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, ndërsa vendi përballet me rreziqe ekzistenciale.

“Sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar. Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama. Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm. Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij. Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverisë shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë. Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij. Miqtë e mi, rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale. Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar”, u shpreh Berisha.

berisha rama

Lini një Përgjigje