TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2025, 14:19

Vota e diasporës, Gjekmarkaj nga Italia: Të ndalojmë shkretimin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Gjekmarkaj nga Italia: Të ndalojmë shkretimin e

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Nënkryetari i kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij nga takimi që po zhvillohet në Romë me shqiptarët që jetojnë në Itali, u shpreh se është diaspora ajo që do të sjellë ndryshimin më 11 maj.

Ai ka shtuar se ndërkohë që në çdo shtet tjetër, është qeveria ajo që ikën, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

“Ju jeni atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes e sheh tek çdo votë e juaja. Jemi mbledhur në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha.

Qeveria ka dëbuar popullin, në c çdo popull tjetër ikën qeveria jo populli. Zgjedhjet e 11 majit, kritik për të ardhmen e Shqipërisë, janë akt historik për të sjellë ndryshimin e për të ndaluar shkretimin dhe banalitetin e së keqes.
Gjithçka varet nga vota juaj. Dashuria juaj do ta mundë urrejtjen”, tha Gjekmarkaj.

 

Lini një Përgjigje