Deputetët e PD-së, Xhelal Mziu dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Xhenoa të Italisë.
Gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Itali, Mziu u shpreh se PD dhe Berisha kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
''Të jeni të sigurt se Shqipëria, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga Donald Trump'', tha ndër të tjera, deputeti demokrat, Xhelal Mziu.
Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë sot tubimin e parë elektoral me diasporën në kryeqytetin e Italisë, Romë.
Lideri i opozitës pas vizitës në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU-së, u nis mbrëmjen e djeshme drejt Romës, ku sot në orën 13:00 do të takohet me simpatizantë të PD në sallën e hotelit “Ergife Palace”.
Berisha ka publikuar një foto para nisjes për në Romë, nga aeroporti i Rinasit, drejt së cilit udhëtoi menjëherë pas fjalimit 30 minutësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para protestuesve opozitarë.
Ai shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetëve Agron Gjekmarkaj e Elda Hoti.
Lini një Përgjigje