TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 21:43

“Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas”/ Meta nuk i ndahet Braimllarit, e sulmon nga protesta

Shkruar nga Pamfleti

“Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas”/ Meta nuk i

Ilir Metës duket se nuk i del e keqja me Endrit Braimllarin. Ky i fundit dha sinjale kalimi nga PS dhe Ilir Meta e ka sulmuar fort në protestën e sotme para Kryeministrisë.

Meta foli përmes një regjistrimi audio ku dhe ka përmendur indirekt Braimllarin.

Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal. Ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij. 11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit. 11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.

 

Lini një Përgjigje