
Kreu demokrat Sali Berisha është nisur mbrëmjen e sotme drejt kryeqytetit të Italisë, Romë, ku nesër do të zhvillojë takimin e tij të parë me diasporën në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Deputetja e PD, Elda Hoti ka ndarë një foto ku Berisha shfaqet krah saj dhe deputetëve Flamur Noka e Agron Gjekmarkaj, të cilët duket se do të shoqërojnë kryedemokratin në takimin e së dielës.

Berisha u nis me shpejtësi drejt aeroportit pas përfundimit të fjalimit të tij në protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.
Nuk dihet nëse në Itali do e presin edhe të tjerë deputetë, por ajo që dihet është se Jozefina Topalli, e drejtuese politike për Diasporën, prej ditësh ndodhet në Itali, në kuadër të disa takimeve.
Lini një Përgjigje